GJKKO mori sot vendimin për Almën, avokatja kërkon zbutje të masës: Ka fëmijë dhe nënë të sëmurë në shtëpi

GJKKO la në fuqi sot masën “arrest shtëpie” për Alma.K, gruan që shfaqet në videon e skandalit seksual të ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Ndërsa për Gjicin është lënë masa arrest me burg. Alma.K akuzohet për korrupsion aktiv.

Pak më herët ka folur për mediet avokatja e Almës.

Ajo tha se klientja e saj duhet të ishte pa masë sigurie pasi ka fëmijë, nënë të sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura sipas avokates.

“Përfundimisht i kërkova gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12 vjeç si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje”,  tha avokatja e Alma K.

Kujtojmë se Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.

Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.
Ditën kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

Pjesë nga biseda e Gjicit me Almën për tenderin e qenve:

Safet Gjici: Kjo merret me këto qentë e rrugës., Shikoja projektin dhe pastaj flasim si do e kalojmë si projekt në këshill për vendimmarrje. Kostot për një qenë. Ne mbledhim qentë i grumbullojmë këta i marrin i çojnë atje.

Punonjësi: Si veprojmë ne?

Alma K.: Lidhim një kontratë dhe bëjmë një preventiv sa qen mund të jenë për 6 muaj ose një vit. E supozojmë 50 ose 100. Kostoja për një qen në muaj shkon te 60 mijë lekë të vjetra. Flas me ushqim, veteriner të gjitha. Këtu kemi dhe niptin. Kontratën e qirasë së ambientit. Po përpiqem ta zgjerojmë sepse është vendi shumë i vogël dhe nuk e lejon.

Punonjësi: Sa është kosto se duhet me e kalu në këshill ne e ke parasysh…

Alma K.: Varet sa keni ju? Sa qen keni ju varet

Punonjësi: Do më japësh një numër kontakti mua

Alma K.: Se i kam në makinë telefonat

Punonjësi: Do më sjellësh një draft marrëveshje

Alma K.: Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.

Punonjësi: Do shikojmë edhe mundësitë.

Alma K.: Ok se bashki e vogël është./Albeu.com
/albeu.com/


Shtuar 26.06.2023 14:34