FOTO/ Drejt tij u qëllua 4 herë, ky është 33-vjeçari që i shpëtoi atentatit në Vlorë

Pësoni në foto është 33-vjeçari Tonin Ramaj (Hosaj), i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Vlorë.

Ramaj i shpëtoi mrekullisht atentatit pasi në drejtim të tij u qëllua 4 herë, por mori vetëm një plumb në këmbë.

Ai ishte duke qëndruar në ambientet e jashtme në një lokali në lagjen “Pavarësia” kur ndodhi ngjarja.

33-vjeçari u transportua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia bën me dije se ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

/Albeu.com/.


Shtuar 26.06.2023 13:14