FOTO/ Çiftit italo shqiptar i gjejnë arsenal armësh në banesë, ishin importuar nga Shqipëria

Një arsenal armësh ushtarake, TNT, siguresa për granata dore, 29 granata, detonatorë elektrikë dhe siguresa, një Tokarev TT-33 cal 7.62, një pistoletë e prodhimit sovjetik, e konsideruar si një nga armët më të fuqishme në botë e pajisur me 1500 fishekë dhe tre karikatorë të vetëm, por edhe armë të buta ajri, hanxharë, thika ushtarake të prodhimit sovjetik, llastiqe profesionale.


Të gjitha këto u sekuestruan nga policia e Savonës, e cila arrestoi një 64-vjeçar me precedentë të pastër dhe bashkëshorten e tij, një shtetase shqiptare 53-vjeçare.

Të lidhura

None found

Të dy akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Burri është akuzuar edhe për vrasje të rëndë në tentativë, pasi në tentativë për të kundërshtuar kontrollin ka rrëmbyer një granatë e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

Një polic ka mbetur i plagosur në gjoks. E gjithë kjo ndodhi në një shtëpi të vogël në Stella, në zonën e Savonës.
Mëngjesin e sotëm, falë instrumenteve të sofistikuara, u krye një kontroll i mëtejshëm si në vilë ashtu edhe në tokën përreth, ku morën pjesë personeli i specializuar i shërbimit të Policisë Shkencore të dërguar nga departamenti qendror i Antikrimit të Romës.

Një pjesë e materialit të sekuestruar, në marrëveshje me organet gjyqësore, është asgjësuar menjëherë në një gurore në provincë.

Hetimi mbulohet nga konfidencialiteti më i rreptë. I vetmi detaj që është zbuluar ka të bëjë me armët dhe eksplozivët, të gjitha të importuara nga Shqipëria./Albeu.com/


Shtuar 5.08.2023 23:03