Formacioni i mundshëm i Realit përballë Liverpool, ja si ndrsyhon skema

Infektimi i Rafael Varane i ka shkaktuar kokë-dhimbje trajnerit të Real Madridit Zinedine Zidane në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Dy gjigantët evropian ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të kësaj gare.

Me mungesën e qendërmbrojtësit francez, Zidane është i detyruar të bëjë ndryshime në skemën e skuadrës për ballafaqimin me ekipin e Jurgen Klopp.

Vija mbrojtëse  në mungesë të Varanes do të përbëhet nga katërshja Vazquez, Militao, Nacho dhe Mendy, kurse skema e shtrirjes në fushë do të jetë 4-3-3.

Ja formacioni i mundshëm i Real Madridit për sonte:

Real Madrid (4-3 -3) – Courtois; Vazquez, Militao, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius Junior


Shtuar 6.04.2021 19:00