Forcat ruse gjithnjë e më afër, kryebashkiaku i Kievit: Koha për rezistencë

Kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëruar banorët e tij se forcat ruse po lëvizin në kryeqytetin e Ukrainës dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin.

“Armiku po grumbullon forcat gjithnjë e më afër” tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke shtuar se tani ka pasur luftime në periferi të kryeqytetit.

“Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! U bëj thirrje të gjithë kievasve të mos humbasin qëndrueshmërinë e tyre”

Deri më tani, Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus.

Një autokolonë e blinduar ruse që shtrihet 40 milje (65 km) në gjatësi po afrohet nga veriu i qytetit dhe analistët thonë se mund të jetë atje për të ofruar mbështetje për një përpjekje pushtimi nga perëndimi./albeu.com


Shtuar 2.03.2022 13:02