Forca të shumta policore rrethojnë studion e Pressingut në pritje të Dardan Molliqajt

Policia e Kosovës po e kërkon kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, për ta arrestuar pas veprimeve të tij në protestën që u mbajt të shtunën, shkruan Express.

Makina civile dhe zyrtare të Policisë së Kosovës kanë mbërritur afër zyrave të T7 nga ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing, ku i ftuar është Molliqaj.

Policia e Kosovës është duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Ditën e diel, Policia e Kosovës i ka shkuar Molliqajt në zyrë dhe shtëpi, megjithatë policia nuk arriti ta gjejë të parin e PSD-së në këto dy lokacione.

Në protestën që morën pjesë mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.

“Kur polici të kapë për fyti. Kur polici të godet tinëzisht. Kur polici përqafon gjuhën e pushtetit..”, shkroi Natyra Kuçi, e cila publikoi edhe fotografi të incidentit./Ekspress/