Tregu i dimrit ishte më i qetë për Chelsean. “Blutë” nuk morën asnjë lojtar të ri pavarësisht problemeve që kanë në krahë, me Ben Chilwell të lënduar për pjesën e mbetur të sezonit dhe Reece James jashtë fushës me një dëmtim muskulor.
Synimi i Chelsea nuk është tjetër veçse të forcohet verën e ardhshme.
Nga drejtuesit e sportit, me Thomas Tuchel në krye, u vendos që të mos investohet në këtë janar për t’u fokusuar në objektivat e tij kryesore pasi të përfundojë sezoni.
Sipas The Athletic, blutë do të shkojnë plotësisht për tre lojtarë për të cilët ata besojnë se janë çelësi për të ardhmen e ekipit: Jules Kounde (Seville), Declan Rice (West Ham) dhe Aurelien Tchouameni (Monaco).
Chelsea parashikon që shpenzimet për këtë “treshe” mund të jenë afër 300 milionë euro, prandaj vendosën të mos shpenzojnë tani dhe të kursejnë para pavarësisht mangësive që Tuchel ka në skuadrën e tij. /albeu.com/