Një gjykatë në Moskë dënoi të mërkurën në mungesë një gazetar rus me tetë vjet burg nën akuzën e përçmimit të ushtrisë, masa e fundit në goditjen e pamëshirshme të autoriteteve ndaj disidentëve.
Alexander Nevzorov, një gazetar televiziv dhe ish-deputet, u dënua nën akuzat për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë sipas një ligji që u miratua menjëherë pasi Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë. Ligji dënon në mënyrë efektive këdo që kritikon veprimet ushtarake ruse në Ukrainë me gjoba apo dënimeve deri në 10 vjet burg.
Zoti Nevzorov u akuzua për postimin e “informacioneve të rreme” në mediat sociale në lidhje me bombardimin rusë të një materniteti në portin e Mariupolit në Detin Azov. Moska e ka mohuar ashpër përfshirjen e saj në këtë incident.
Zoti Nevzorov, i cili u shpërngul jashtë vendit pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, nuk pati një koment të menjëhershëm mbi vendimin.
Politikani i njohur i opozitës Ilya Yashin u dënua në dhjetor me 8 vjet e gjysmë burg sipas të njëjtit ligj. Një tjetër figurë kryesore e opozitës, Vladimir Kara-Murza, është në paraburgim duke u përballur me të njëjtat akuza./Voa