Për shkak të fluksit të madh të hyrjeve në airoport, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare vonon, prandaj Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar udhëtarët të paraqiten në aeroport 3 orë para udhëtimit
Njoftim nga TIA
Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport
Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.
Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.
Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
Tirana International Airport/albeu.com