Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo kërkon nga shqiptarët që të votojnë për numrin 9 dhe rikthimin e shpresës në vend.
Sipas saj, qytetarët janë të etur për ndryshim, në mënyrë që Shqipëria të vazhdohet me vendet e rajonit në rrugëtimin evropian pas tetë vitesh në vendnumëro.
Reagimi i plotë:
Te dashur qytetare te Shqiperise,
Ne jemi me pak se 100 ore perpara dites se zgjedhjeve. Te gjithe qe kane marre pjese ose qe kane ndjekur udhetimin e Lulzim Bashes nga jugu ne veri me siguri kane perjetuar deshiren e zjarrte per ndryshim te qytetareve Shqiptare. Dhjetëra e qindra mijëra mbështetës janë te etur per shprese dhe per nje qeveri qe punon per ta. Qytetare qe duan qe Shqiperia te bashkohet me vendet fqinje qe po lulezojne. Qytetare qe i thone mjaft me 8 viteve te Rames ne vend-numero.
Populli shqiptar do qe Shqiperia te nise nje rrugetim suksesi dhe prosperiteti. Nese gjithkush qe deshiron ndryshim del perpara dhe I jep ze Aleances per Ndryshim- Rama do te humbe dhe Shqiperia do te korre nje fitore te thelle. Me 25 Prill, votoni numrin 9 per Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim per ti ri-sjelle njerezve shpresen. Shqiperia fiton!