Flor Binaj mendon të zgjerojë sërish familjen: Emri që po mendoj

Prej disa javësh, Flor Binaj është angazhuar si moderator në emisionin investigativ, “Piranjat” në ABC.

Mirëpo, krahas kësaj, publiku ka edhe një interes shumë të madh për jetën private të tij.

Këtë herë, Flori ka zbuluar se ka në plan ta zgjerojë edhe më shumë familjen e tij. Vetëm pak muaj pasi u bë baba për herë të tretë, ai ka folur edhe për një fëmijë të katërt

“Shpresoj shumë”, tha aktori. “Dëshirë kemi të kemi një familje të madhe dhe fëmijët të kenë njëri-tjetrin”, u shpreh Flori në “Në kurthin e Piter Pan”, baba i 3 fëmijëve Krena, Glauk dhe Vjosa.

Sa i përket emrit, ai u shpreh: “Pse jo? (edhe Osum). Fjala jote në vesh të Perëndisë! Nuk është e thënë që të ketë patjetër emër lumi, mund të jetë emër deti, mali, etj., por do gjej patjetër emër shqiptar. Me rëndësi është të mos kemi turp t’u vendosim fëmijëve emra shqiptarë”./albeu.com