Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli u gjet i vdekur në ishullin grek të Rodosit, pasi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij që prej 28 gushtit.
Në lidhje me ngjarjen e rëdnë ka folur dhe vëllai i tij, i cili ka treguar se ka qenë në dijeni të konfliktit që viktima kishte me autorin e vrasjes, një 53-vjeçar grek, i cili kishte një borxh monetar ndaj Topallit. Vëllai i Topallit shprehet gjithashtu se ai ishte një njeri korrekt dhe profesionist në punën e tij.
“Vëllai im ishte një profesionist korrekt dhe familjar. Të gjithë e njihnin dhe të gjithë e donin. Dija gjithçka për mosmarrëveshjet që kishte me pronarin e hoteli që i moti jetën. Jemi të tronditur. Për fat të keq e kuptuam që në ditën e parë që u zhduk se diçka e keqe do t’i kishte ndodhur. Ne po vajtojmë Xhanin”, ka thënë mes lotësh vëllai i viktimës.
Nga ana tjetër, autori i krimit pretendon se mbrëmjen e 28 gusht, viktima ka shkuar në hotelin e tij dhe ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të. Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.
Sipas pretendimit të tij, gjatë përleshjes ai ka kapur një litar dhe e ka shtrënguar në fyt 46-vjeçarin, duke e hedhur përtokë dhe duke tentuar ta imobilizojë, pa e kuptuar siç thotë ai se e kishte mbytur.