EMRI/ Zhduket biznesmeni i fuqishëm shqiptar në Greqi, ku u pa për herë të fundit

Biznesmeni shqiptar në fushën e ndërtimit, 46-vjeçari Dzani Topalli, është zhdukur në Rodos në Greqisë. Sipas mediave greke, ka nisur një hetim dhe punonjësit e policisë gjetën makinën e tij Honda CRV 4×4 me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies, në një pikë pranë mermerëve të zonës.

Biznesmeni është zhdukur prej mbrëmjes së të dielës. Ai është baba i tre fëmijëve, dhe për herë të fundit, sipas dëshmive, është parë në një restorant duke drekuar së bashku me dy bashkatdhetarë të tij.

Dyshohet se zhdukja e tij lidhet me punën, pasi kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte borxhet. Ai gjithashtu nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier i cili do t’i paguante 30.000 euro për punën që kishte bërë./albeu.com