EMRI/ Zbardhet dinamika e shqiptarit të vrarë në Itali, autori fshehu trupin për ta djegur më vonë

Autoritetet italiane kanë zbardhur detaje të reja për vrasjen e shqiptarit nga Kosova.

“Nexhat Rama ndoshta është vrarë nga pas. Autori e ka qëlluar me të paktën një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen. Më pas ka vendosur trupin në makinë duke e marrë atë në fshat për t’i vënë më pas zjarrin”, kjo duket se ka qenë dinamika e vrasjes së shqiptarit nga Kosova Nexhat Rama, raportojnë mediat e huaja,.

40-vjeçari është vrarë nga një 53-vjeçar Cristiano Mossali, mekanik në zonën e Palazzolo.

Sipas hetuesve shkak i kësaj vrasjeje është bërë një borxh që viktima nuk ia kishte shlyer 53-vjeçarit, një borxh prej 50 000 euro.

Gjithashtu autoritetet kanë theksuar se kjo është një vrasje e studiuar deri në detaje, shkaku i së cilës, dyshohet të mos jetë vetëm një borxh.

Autori i vrasjes në ditën e ngjarjes u kishte thënë punonjësve që të qëndronin në shtëpi. Gjithashtu gruas dhe djalit u kishte thënë që ta mbulonin në rast se do të vinin karabinierit, për t’i thënë se kishin qenë në drekë bashkë nëse do të kërkonin informacion. Ndërsa djalit do t’i kërkonte ndihmë për të formatuar kamerat që të mos mbetej më asnjë gjurmë.