Flet shoferi i Mond Çekiçit: Autorët ishin të maskuar me kapuçë dhe shalle

Shoferi i Edmond Çekiçit ka folur rreth ekzekutimit që ndodhi sot në Durrës ndërsa thotë se autoret ishin të maskuar me kapuça dhe shalle.

Ai shton se atentati ka ndodhur në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Çekiçit, teksa ai sapo ka dalë nga makina iku me vrap tek rrugica.

Sipas tij, po të kishte qëndruar ende do e kishin vrarë dhe atë bashkë me Çekiçin, teksa konfirmon se kishte pak kohë që ishte shofer i tij.

”Nuk i kam parë , nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mengjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makine e zezë Benz. Ata ishin të maskuar me kapuça dhe shall. Dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin. .”- tha shoferi.

 

 

Edmond Çekiçi u ekzekutua ditën e sotme në një atentat nga tre persona të dyshuar, ku njëri e qëlloi me breshëri kallashnikovi. Ai ishte i dënuar për armbëmbajtje pa leje dhe ishte në liri me kusht nga Gjykata.


Shtuar 20.03.2021 15:30