Në një lidhe direkt për Ora News, biznesmeni Rezart Taçi, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarin lidhur me vendndodhjen e tij, ai u përgjigj se është në Itali. Taçi ndërkohë u shpreh se nuk ka rol në këtë histori dhe se do të vijë shumë shpejt në Shqipëri për tu përballur me këtë çështje.
Qyno: Nga cili vend flisni aktualisht?
Taçi: Unë në vitet e fundit jam duke qëndruar në shtetin italian.
Mometalisht jeni në kërkim. A keni marrë ndonjë kontakt nga autoritetet për vetëdorëzim?
Taçi: Jo, nga shteti italian nga sa kam informacion, shteti italian është informuar nga Shqipëria për këtë transaksionin, por nuk ka procedim në Itali. Kam vetëm procedim në Shqipëri dhe ndoshta shumë shpejt do të vij në Shqipëri për tu përballur.
Qyno: Ju thoni se nuk keni pasur asnjë takim përpos një telefonate që keni pasur me Francesco Zummo, po roli i kunatit juaj Artur Balla dhe Bledar Lilon që janë në masën e arrestit me burg?
Taçi: Nuk kanë asnjë rol. Nëse dikush kërkon një ndihmë për të hapur një numër llogari dhe të thotë për ta shoqëruar, dhe ti pse e shoqëron je i akuzuar për vepra penale dhe strukturë të organizuar kriminale. Çfarë vepre penale kanë bërë ata?
Qyno: Në dosje thuhet se ju do të përfitonin një komision nga e gjithë shuma që do të kalohej nga Italia në drejtim të Shqipërisë.
Taçi: Unë nuk kam përfituar asnjë shumë dhe nuk e kuptoj se cila është vepra penale. Edhe nëse përfiton para në të ardhmen, ku është vepra penale sepse nuk e di se cili është burimi i këtyre parave. Unë kontaktohem nga një profesion që më thotë se duan të hapi një llogari bankare. Unë duhet të informohem për një vepër penale që të bashkëpunoj.
Qyno: Në cilin bankë është hapur llogari?
Taçi: Në bankën Alfa Bank.
Qyno: Çfarë po ndodh me kompaninë tuaja, që më parë kanë pasur një boom ekonomik në Shqipëri. Çfarë po ndodh me kompaninë Taçi Oil dhe kompaninë e tjera?
Taçi: Për të gjitha ka pasur një skenar ekonomik dhe politik që këto kompani të goditeshin. Ky ëhstë një skenar i krijuar për këto kompani dhe personin tim. Unë do të dorëzohem në mënyrë absolute te drejtësia shqiptare. /oranews