“Flasim”, Rama bën lëvizjen e papritur duke nisur një podcast

Kryeministri Edi Rama duket se do të eksplorojë një fushë tjetër pas politikës dhe artit.

Në rrjetet sociale ai ka njoftuar se së shpejti do të ketë gati podcastin për të zhvilluar biseda me të ftuar të ndryshëm.

Rama ka publikuar një foto të tij të montuar teksa mban një palë syze, ndërsa në poster shkruhet ‘Flasim’.

Pritet që bashkëbisedimet të jenë me kandidat për kryebashkiak, ose një drejtues politik i një qarku. /albeu.com


Shtuar 1.04.2023 12:36

Tags: ,