Flamur Noka shtron miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit: Ky është narkoshteti

Kuvendi mban sot seancën e radhës plenare, ku pritet që tensionet e deputetëve opozitarë të vijojë dhe seanca të mos zhvillohet normalisht.

Kjo paralajmërohet edhe nga prezanbca e shtuar e efektivëve të Gardës së Republikës dhe policisë, në oborrin e Kuvendit ka dhe deputetë që janë përjashtuar nga punimet parlamentare, për shkak të trazirave brenda dhe jashtë sallës.

Tensionet pritet të rriten edhe për shkak të numrit të lartë të deputetëve të PD të përjashtuar, ku me shtimin e katër emrave për të cilët Sekretariati i Etikës, mori dje vendimin për përjashtimin, numri shkon në 23.

Njeri prej tyre, Flamur Noka hodhoi pluhur te bardhe te shkallet, me argumentin se ky eshte narko-regjimi i kokaines ne vend.

Ndërkohë, ditën e sotme pritet të kalojnë në Kuvend disa drafte të rëndësishme, siç është ai për rikthimin e basteve sportive dhe ligji për dekoratat, drafti i të cilit u kthye nga presidenti Begaj për rishikim pasi qeveria synonte që t’i hiqte atij të drejtën e dhënies së dekoratave.

Ishte parashikuar që të votohej edhe marrëveshja me Italinë për emigrantët, por kjo nuk u përfshi në rendin e ditës.

Po ashtu, do të kalojë ligji për tenderët. Qeveria ka vendosur të ristrukturojë dhënien e tenderave, duke krijuar një agjenci të posaçme që merret me to.


Shtuar 8.02.2024 10:03