Flamingot pushtojnë lagunën e Vainit në Lezhë

Kjo ishte pamja që ofronte këtë fundjavë laguna e Vainit në Lezhë, ashtu siҫ shihet nga pamjet zona është pushtuar nga flamingot.

“Shumëllojshmëria e habitateve në këtë zonë dhe karakterisitkat e saj natyrore kanë krijuar kushtet e duhura për shumë lloj speciesh”.

Flamingot e kanë zbukuruar edhe më shumë lagunën, ndërsa sipas ekspertëve të mjedisit, speciet janë rikthyer në zonë.

Ndikim pozitiv në këtë aspekt, ka dhënë moratoriumi i shpendëve.

“Rikthimi i tyre është një tregues mjaft i mirë i ripërtëritjes, i ringritjes së zonës së Kunë Vainit. Në këtë drejtim, ka bërë punë mjaft të mirë edhe moratuoriumi për shpendët i cili ka dhënë efekt dhe po jep efekt në vijimësi.”

Por kjo zonë nuk është e njohur vetëm për flamingot.

“Është njnë zonë mjaft e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, më të veçantë për shpendët. Këtu ekspertët kanë njohur ndër vite 203 lloj shpendësh. Shpendët ujorë janë karakteristikë e këtyre zonave”.

Laguna e Vainit, është një nga atraksionet më të veçanta në Lezhë që zgjidhet nga mijëra turistë çdo vit dhe preferohet veçanërisht për kushtet dhe bukurinë e natyrës.


Shtuar 27.01.2024 14:36