EMRI/ Ky është 28-vjeçari që ndërroi jetë në paraburgimin e Lezhës

Ordison Kastrati është 28 vjeçari i cili ka ndërruar jetë në paraburgimin e Lezhës gjatë mbrëmjes së sotme. Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi i riu kërkoi ndihmë në momentin që nuk po ndihej mirë.

Kastrati ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Ndërsa trupi i tij do t’i nënshtrohet ekspertizës ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

28 vjeçari ndodhej në paraburgim pasi akuzohej për thyerjen e masës “arrest në shtëpi”./albeu.com