Flakët shkrumbojnë plotësisht dy banesa në Gramsh, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi zjarrin

Foto Ilustruese 

Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët në fshatin Kabash, Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 3 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.

Mësohet se banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë ndërsa 8 anëtarëte familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.

Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në persona./albeu.com