Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Vajkal të Bulqizës, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke kërcënuar banesat e zonës.
Për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur shtëpitë e tyre, banorët e Vajkalit, mes tyre edhe fëmijë, kanë dalë në terren.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja po vështirësohet nga erërat e forta, të cilat po ndihmojnë përhapjen e zjarrit. Situata po përkeqësohet dhe shqetësimi i banorëve po rritet.
Banorët u kërkojnë autoriteteve të veprojnë urgjentisht, pasi zjarri po del jashtë kontrollit dhe rreziku për banesat dhe zonat përreth mbetet i madh.
