Fjalimi që përloti socialistët! Vajza i plotëson amanetin Bashkim Finos: Shpresoj të jesh krenar

Ditën e sotme gjatë Asamblesë së PS për herë të parë ka folur publikisht vajza e të ndjerit Bashkim Fino i cili humbi jetën pas infektimit me COVID-19.

Gjatë fjalës së saj, Megi Fino foli për dashurinë e babait të saj të ndjerë për PS dhe lajmëroi se do të plotësonte amanetin e tij.

Ajo pranoi se tashmë do të bëhet pjesë e strukturave të PS pas dëshirës së madhe që kishte babai i saj.

Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino: Ai e donte me zemër këtë familje të dytë. Nuk u nda dhe nuk na ndau as ne prej halleve dhe sfidave. Ishte 30 vjeç kur mori nga gjirokastritët mandatin e qytetarit të parë. Nuk ishte barrë e lehtë.

Një ndër ato gjëra që nuk do i harroj kurrë është se u rritën me presionin për të qenë shembullor në mësime. Im atë mbajti mbi supe barrën e frikshme të asaj periudhe aq të trazuar. Vetëm kush rritet me një prind politikan e di sa e vështirë është. Për kohë të tëra të puth vetëm në gjumë, sa e vështirë është që të kalosh kohët e vështira. Pavarësisht detyrave të rëndësishme, babai u kujdes që të mos harronim vlerën e punës.

Unë u përpoqa që t’ja kthej dashurinë me nota të mira dhe arritje që ta bënin sa më të lumtur. Me babain kemi pasur vetëm një konflikt. Donte të bëhesha pjesë e juaja. Ne jetonim me hallet e PS. Pas diplomimit në drejtësi në Londër unë u ktheva në Shqipëri. Në fund fitoi ai. Me ikjen e tij, më solli mes jush për të mos ikur më.

Baba uroj që të jesh duke më parë sot nga atje lart, shpresoj që të jesh krenar me mua. Do të bëj çmos që të jem në lartësinë e emrit që më le. Do angazhohem me mish e me shpirt në këtë familje të madhe. /albeu.com/

 


Shtuar 12.06.2021 18:47