Financimi rus për PD-në, Bardhi: Nuk kam asnjë koment, mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmin se Rusia ka financuar me 500 mijë dollarë Partinë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017.

Bardhi tha se flet vetëm për veprimet e veta, ndërsa shtoi se në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Së pari, njihem si Gazment Bardhi dhe mbaj përgjegjësi për veprimet e mia. Ajo që i referoheni është një lajm i njohur, thashetheme apo akuzë e e bërë prej kohësh, që ka marrë përgjigje nga drejtësia. Nuk kam asnjë koment shtesë, ndërkohë që Basha ka reaguar për atë çështje”, tha Bardhi.

Ai shtoi: “Nëse cenohen marrëdhëniet me SHBA-të, PD do të jetë gjithnjë në krah të SHBA-ve. Për këtë çështje referohuni zyrtarëve të PD-së që kanë qenë në krye të PD-së në ato vite.”./albeu.com


Shtuar 14.09.2022 11:49