Portieri Real Madrid, Thibaut Courtois, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Liverpoolit, e vlefshme për finalen e Champions LEague.
“Kthehem për të luajtur një finale pas 8 vitesh, e humba atë sfidë, por shpresoj të fitoj nesër për herën time të parë Championsin dhe Marcelo dëshiron të pestin. Ne kemi të njëjtën dëshirë për historinë e Real Madrid.
Finalja e 2014 për mua ishte ndryshe, pasi tani jam në anën e duhur të historisë. Mbrojtja? Për mua duhet të mbrojë i gjithë ekipi. Karim Benzema? Është gjithnjë e më i mirë, ai është bërë një objektiv kyç. Ai nuk ndalet. U stërvitëm shumë mirë, ne jemi gati për këtë sfidë. Trajneri i ka bërë të gjitha lëvizjet teknike që ne duhet të praktikojmë në këtë finale, dhe ne jemi gati për të luajtur këtë finale.”/h.ll/albeu.com