Filmoi vajzat e mitura të partneres kur ishin të zhveshura, 50-vjeçari shqiptar e pëson keq

Një rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në familje, i monitorimit dhe regjistrimit të paligjshëm me kamera është marrë nën shqyrtim nga autoritetet greke në Rodhos.

Hetimi ka çuar në pranga një shtetas shqiptar 50-vjeç, i cili kishte instaluar një kamera të fshehtë në dhomën e vajzave 12 dhe 17-vjeçe të partneres së tij.

Shqiptari u denoncua nga nëna e fëmijëve njëherazi edhe e dashura e tij, se kishte vendosur pa vetëdije në dhomën e fëmijëve një aparat fotografik me një kartë regjistrimi, ku ka filmuar vajzat në momente që ato kanë qenë lakuriq.

Kur fëmijët njoftuan mamanë dhe ajo i kërkoi shpjegim partnerit të saj, ky i fundit e goditi, duke ushtruar më pas dhe dhunë mbi dy vajzat.

Prokurori Publik pas sjelljes së të akuzuarit e liroi atë dhe urdhëroi një hetim të mëtejshëm për të pasur një raport të plotë mjeko-ligjor mbi lëndimet e marra nga nëna dhe fëmijët.

Gjithashtu është çuar për një kontroll të mëtejshëm edhe përmbajtja e kamerës së instaluar nga 50-vjeçari shqiptar.