Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në ditën e tij të fundit si ministër i shpreh se ndjehet krenarë për punën që ka bërë si njeriu i parë i dikasterit të shëndetësisë.
Megjithatë me shumë modesti nënvizoi se fryma dhe puna ekipore në shëndetësi ishte ajo që mundësoi menaxhimin e suksesshme të pandemisë.
“Jam krenar që kishim bashkëpunim në periudhën më të rëndë të shtetit, pandemia. Kemi treguar se me entuziazëm dhe me dashuri dhe punë të madhe kemi arritur të sigurojmë krevate dhe trajtim adekuat për të gjithë. Jam krenar që arritëm që ti shpijmë përpara proceset në shëndetësi. Kemi investuar afro 30 milion euro në shëndetësi për 4 vite. Janë rinovuar shumë objekte shëndetësore. Ajo që do ta veçoja ishte ajo fryma ekipore e cila ishte çelësi i suksesit”, tha Filipçe, duke bërë thirrje për vaksinim. Sa u përket masave, mendoj se masat aktuale po japin efektin e duhr dhe nuk ka nevojë për masa shtesë, pavarësisht se jemi në prag të festave të fund-vitit”, u shpreh Filipçe.