Është zbuluar tashmë logoja për Kupën e Botës së viti 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksike.
Logoja është unike në dizajnin e saj, me trofeun e Kupës së Botës të mbivendosur në një numër të bardhë 26 me “2” të vendosur në majë të “6”. Ngjyra do të kombinohet nga markat individuale të 16 qyteteve pritëse.
Mbi të do të jetë i vendosur mbishkrimi “Ne jemi 26”, kuptimin e së cilës e ka shpjeguar presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino.
“NE JEMI 26 është një thirrje e madhe. Është një moment kur tre vende dhe një kontinent i tërë thonë kolektivisht: ‘Ne jemi të bashkuar si një për të mirëpritur botën dhe për të ofruar Kupën e Botës më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse ndonjëherë.”, ka thënë Infantino.
Turneu do t’i mundësojë çdo vendi pritës dhe skuadrës pjesëmarrëse të shkruajnë faqen e tyre në librat e historisë së Kupave të Botës, dhe kjo markë unike është një hap i madh në atë rrugë, përcjellë KosovaPress.
Ngjarja ishte një nisje jozyrtare për Kupën e Botës 2026, e para me 48 ekipe, dhe u mbajt në Observatorin Griffith të Los Anxhelosit, duke lejuar të pranishmit të shihnin një pamje komanduese të pellgut të LA.
2026 #FIFAWorldCup Emblem: Launched ✅?#WeAre26 pic.twitter.com/IiKaQKRkS6
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) May 18, 2023