Festimet për Vitin e Ri, fishekzjarret u marrin jetën 3 personave dhe plagosen dhjetra të tjerë

Festimet e Vitin të Ri ashtu si çdo vit në Evropë shoqërohet me incidente dhe humbje për shkak të fishekzjarreve, edhe pse përdorimi i tyre ishte i ndaluar, shkruan BBC.

Në Holandë, një djalë 12-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, raportojnë mediat lokale. Policia holandeze ka arrestuar një person për ngjarjen e rëndë.

Në Gjermani, një 37-vjeçar humbi jetën nga fishekzjarret në natën e ndërrimit të viteve në qytetin perëndimor të Hennef. Policia ka nisur hetimet dhe nuk ka ende të ndaluar.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se disa persona u plagosën në incidente të ndryshme në Gjermani.

Të paktën 80 persona u lënduan nga fishekzjarrët në Holandë, sipas De Telegraaf, e mes tyre kishte njerëz që humbën këmbët dhe duart.

Në Austri pati gjithashtu disa incidente, duke përfshirë një në të cilin një 23-vjeçar humbi jetën.

Si Holanda ashtu edhe Gjermania ndaluan shitjen e fishekzjarreve gjatë periudhës së Vitit të Ri për shkak të pandemisë së koronavirusit, por kjo nuk i pengoi qytetarët t’i gjenin dhe t’i përdornin ato.


Shtuar 2.01.2022 08:26