Festimet për 31-vjetorin e Maqedonisë së pavarur, vjen reagimi i presidentit Pendarovski

Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut po festohet 31-vjetori i Pavarësisë së vendit.

Ndërkohë presidenti Stevo Pendarovski ka uruar popullin e tij në këtë përvjetor.

“Të gjithë filluam nga një pozitë fillestare dhe luanim sipas rregullave e periudhave të caktuara, si shtet u ballafaquam me standarde të dyfishta dhe gjykatës të njëanshëm, që nuk na e vlerësonin atë që e arrinim”, tha sot presidenti Pendarovski gjatë dekorimit të katër sportistëve me medaljen “8 Shtatori”.

“Në këtë rrugë të vështirë, arritëm suksese por edhe zhgënjime për qytetarët e Maqedonisë. Energjinë shpeshherë e harxhuam për akuza dhe opstrukcione të ndërsjella, ndërsa në planin e brendshëm sfida më e madhe me të cilën edhe sot e kësaj dite po ballafaqohemi, janë ndarjet e thella brenda shoqërisë maqedonase. Bashkimi është parakushti kyç për sukses”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.