Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shkuar sot në Hagë për të vizituar krerët e UÇK-së. Balla ka publikuar mëngjesin e së martës një video në llogarinë e tij në Facebook në të cilën shihet duke hyrë në ambientet e gjykatës.
Bashkë me videon, ai sqaron se në Hagë shkoi për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, ashtu siç bëri edhe të ditur gjatë seancës së përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri në Kuvend, kur përmendi edhe Hashim Thaçin.
“Hagë. Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë te çlirimtarët e Kosovës”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në Hagë, nën akuzat për krime lufte.