Një 20-vjeçarjeje në Itali, festa me miqtë e saj iu kthye në tmerr, pasi njëri prej tyre, një 30-vjeçar shqiptar e përdhunoi ndërsa jo ishte nën efektin e alkoolit.
20-vjeçrja, turiste spanjolle, ka denoncuar në policia dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga karabinierët, të cilët kanë shkuar në dhomën ku ka ndodhur ngjarja, ku kanë sekuestruar çarçafët dhe një palë pantallona të shkurtra.
Episodi daton pak ditë më parë: atë mbrëmje në banesë 20-vjeçarja spanjolle, pronari i banesës ku ndodheshin dhe 30-vjeçari kishin pirë shumë, derisa vajzën e zuri gjumi.
Të dehur nga alkooli, i riu shqiptar ( me precedentë penal për vjedhje), sipas dëshmisë se vajzës, ka abuzuar me të ndërsa ishte duke fjetur. Ajo ka rrëfyer se ishte zgjuar pas sulmit seksual.
Edhe pse e dehur, ajo ishte plotësisht e vetëdijshme për atë që i kishte ndodhur dhe i kishte kërkuar 30-vjeçarit, të cilin nuk kishte shumë kohë që i njihte, t’i jepte një sqarim për atë që kishte ndodhur Më pas ajo kishte denoncuar të riun shqiptar.
Krahas sendeve nga banesa, karabinierët kanë marrë edhe telefonata dhe mesazhe të shkëmbyera nga të dy në orët pas episodit të denoncuar nga vajza. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes do të dëgjohet edhe i zoti i shtëpisë./albeu.com