Festa e Fiter Bajramit i ka gjetur shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të festuar në bregdetin shqiptar.
Mediat vendase shkruan se pritja për të hyrë në Shqipëri nga Dheu i Bardhë është deri në tri orë.
Ndërsa kanë publikuar edhe video nga numri i madh i veturave që presin në radhë kilometrike për të kaluar kufirin.
Me rritjen e temperaturave, çdo fundjavë pika doganore e Morinës përballet me fluks qytetarësh nga Kosova që kërkojnë të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.