Fero së fundmi i dha lamtumirën muzikës dhe deklaroi se do t’i përkushtohet fesë. Ai i kërkoi falje edhe personave që ka sulmuar e duket se statusin e ka pasur edhe për Gold Ag, me të cilin pati thumba pak kohë më parë.
I pyetur se çfarë mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të merren me muzikë, ai tha se në islam hyhet komplet dhe se kjo fe nuk e pranon laramaninë. Edhe pse nuk foli me emra, kjo deklaratë e tij la të kuptojë qartë se është duke folur edhe për këngëtarin Gold AG, ku edhe ky i fundit ka kohë që iu është përkushtuar fesë, ndërsa vazhdon ende të merret me muzikë.
Të lidhura
None found
Por duket se Fero dhe Gold Ag janë pajtuar. Një mesazh paqeje e vëllazërimi e ka dhënë sonte përmes një fotoje të përbashkët me një hoxhë të nderuar.
Krah Arianit, Fero është shprehur: “Me të vërtetë, të gjithë besimtarët janë vëllezër”.

