Ferdinand Xhaferaj: Mbulimi i Durrësit me plehra u orkestrua për t’i dhënë Klodian Zotos dhe Arben Ahmetajt 10 milion euro (VIDEO)

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj ka folur për situatën e plehrave në Durrës.

Përmes një deklarate për media, Xhaferaj thotë se mbulimi i qytetit me mbetje është bërë vetëm për për t’i dhënë 10 milion euro Klodian Zotës dhe Arben Ahmetajt.

Ai gjithashtu ka renditur dhe faktet sesi është bërë kjo vjedhje.

Deklarata e Ferdinant Xhaferajt:

“Sikurse është bërë e ditur për të gjithë opinionin publik, mafia qeveritare e plehrave, duke ndjekur modelin e mafias napolitane të plehrave, ka gllabëruar miliona euro, jo vetëm në Durrës por edhe në shumë qytete të Shqipërisë.

Ndotja mjedisore është e dukshme çdo ditë në qytet. Durrësi kaloi një sezon turistik të tejmbushur nga plehrat, sikurse duket edhe situata aktuale në Porto Romano. Gjatë gjithë sezonit turiztik u orkestrua mbulimi i qytetit nga plehrat dhe djegia e tyre masive. Pra, u vendosëm para një krize të sajuar mjedisore dhe shëndetësore për të arritur te shpallja e tenderit të dy ditëve më parë.

Më 10 shtator të 2021, Bashkia Durrës ka shpallur tenderin fiktiv dhe korruptiv të prokurimit me negociim  pa njoftim, për t’i dhënë 10 milion euro Klodian Zotës dhe Arben Ahmetajt. Gjithçka po bëhet në shkelje flagrante me ligjin dhe unë do ekspozoj tre arsye bazë.

Së pari, Këshilli Bashkiak me një vendim të qershorit të 2021 orkestroi mbulimi i qytetit nga plehrat që të vendosej për dërgimin e tyre në landfillin e Sharrës me një tarifë prej 41 eurosh për ton. Pra që në vendimin e qershorit, u vendos edhe tarifa 41 euro për ton edhe vendin ku do shkonin. Atëhere çfarë negocimi pritet të bëhet?! Edhe kjo tarifë është në shkelje flagrante me ligjin, sepse në janar të 2020 kur qeveria ka miratuar strategjinë sektoriale të administrimit të mbetjeve, në faqen 124 dhe 125 të saj është vendosur që në të gjitha bashkitë që përdorin incerenator tarifa do të jetë 29 euro për ton. Në 2020 qeveria thotë tarifa është 29 euro/ton, në 2021 thotë është 41 euro/ton.

Së dyti, një udhëzim I Agjencisë së Prokurimit Publik i korrikut të këtij viti që përcakton procedurat me negociim pa njoftim, parashikon që ftesa duhet t’i 3 operatorëve të ekonomik me qëllim që të miratohet konkurrenca. Bashkia e ka vendosur landfillin e Sharrës. Pra, kuj tjetër do  t’i dërgojë njoftim? Këto shkelje flagrante të ligjit e nxjerrin lakuriq procedurën fiktive dhe korruptive.

Së treti, edhe vlera që po prokurojnë, prej 10 milion eurosh, është në kundërshtim me ligjin. Bashkia po jep 10 milion euro, që bazuar në një vendim të këshillit bashkiak të 4 gushtit të këtij viti, përfshin vlerën e 4 viteve (deri në vitin 2024). Por një VKM  e kryeministrit, e 30 korrikut të këtij viti, përcakton që negocimi duhet bërë për çdi vit fiskal.

Sikurse e shikohet, nga çdo këndvështrim, janë në shkelje flagrante të ligjit. Të gjitha këto dëshmojnë se tenderi i shpallur dy ditë më parë ishte akti final i maskaradës që orkestruan duke e vendosur Durrësin para një krize mjedisore dhe shëndetësore, për të gllabëruar miliona euro.

Unë dpja t’u thoja qytetarëve durrsakë, që me skandalin më të madh të 30 viteve që ka ndodh në këtë qytet, që është grabitja që po i bëjnë Portit të Durrësit. Qytetit të Durrësit po i grabisin portin. E them dhe e rithem, është skandali më i madh i 30 viteve të fundit. Me skandalin e Veljerës ku kemi një shpërdorim masiv të fondeve publike si dhe me skandalin e mbetjeve, ku qyteti u vu përballë një kize mjedisore dhe shëndetësore nga babëzia e qeverisë për të vjedhur, është krejtësisht e qartë dhe shumë e domosdoshme që SPAK-u të hapi një filial në Durrës./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 15:49

Tags: ,