Fëmijët u varrosën në Shkodër, Alma Arrazi në Durrës! 39-vjeçarja përcillet në banesën e fundit, disa familjarë të pranishëm në ceremoni

Alma Arrazi, e cila u hodh nga lumi Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen është përcjellë për në banesë e fundit.

Sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur në Durrës këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë vetëm disa familjarë.

Asnjë prej familjarëve nuk foli. Gruaja u varros pranë nenës se saj qe ka humbur jetën pak kohe me pare.

Kujtojmë që Alma Arrazi u varros në Durrës, ndërsa tre fëmijët e saj në Shkodër.

Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Erdys Arrazi të jetë i pranishëm, por si policia ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim.

Familjarët e Erdgys Arrazit edhe këtë radhë kanë këmbëngulur që 31 vjeçari të jetë i pranishëm në varrim për dy fëmijët e tij, por një gjë e tillë s’është aprovuar.

Erdgys Arrazi nuk mori pjesë as në varrimin e vajzës 9 vjeçare më 5 Maj, trupi i së cilës ishte i pari që u gjet rastësisht nga një peshkatar, duke zbuluar edhe tragjedinë e ndodhur./albeu.com


Shtuar 8.05.2024 12:55