Një fëmijë është larguar nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet.
Ka qenë një punonjës i këtij institucioni që ka bërë kallëzim në polici, teksa po punohet për gjetjen e të miturit.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /albeu.com