Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar për herë të parë shitjen e mishit të pulës të prodhuar nga kulturat e qelizave. Sipas BBC, institucioni njoftoi se procesi është “vlerësuar me shumë kujdes”.
Mishi i pulës i prodhuar në laborator është marrë nga kompania amerikane me bazë në Kaliforni “Upside Foods” me qeliza të marra nga kafshë të gjalla në rezervuarë çeliku.
“Në një mjedis me shumë pikëpamje skeptike, ne kemi bërë histori sot, duke qenë kompania e parë që mori miratimin e FDA për mishin e prodhuar,” tha Uma Valeti, drejtore e firmës.
Megjithatë, ka ende disa pengesa që kompania duhet të kapërcejë për të sjellë produktet në rafte.
Edhe qendra ku do të prodhohet mishi duhet të marrë një miratim zyrtar.
Megjithatë, Valeti tha se pika e arritur është “një pikë kthese në historinë e ushqimit”.
Ka biznese fillestare të ushqimit që përpiqen të zhvillojnë produkte të ngjashme. Suksesi i më shumë kompanive nënkupton reduktimin e emetimeve të karbonit dhe mbrojtjen e burimeve të tjera të përdorura në industrinë e blegtorisë, veçanërisht të ujit.
Mishi i prodhuar pritet të zërë një pjesë të konsiderueshme të tregut në të ardhmen. Në dhjetor 2020, Singapori u bë vendi i parë që miratoi shitjen e proteinave të rritura plotësisht në laborator.
Kompania sipërmarrëse “Eat Just”, me seli në San Francisko, ka mundur të shesë mishin e pulës që prodhonte në laborator në Singapor. Dy studime kanë zbuluar se deri në vitin 2030, kostoja e prodhimit të mishit në laborator do të jetë e krahasueshme me prodhimin normal të mishit./albeu.com