Prokuroria e Korçës, ka dërguar për gjykim dosjen ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi akuzohen se kanë favorizuar ndёrtuesit.
Sipas Prokurorisë, Zhaneta Lubonja, Drejtore e Planifikimit, Kontrollit dhe të Zhvillimit të Territorit në Bashkia Korçe, po ashtu Ermal Gjermeni, përgjegjës i sektorit pranë të njëjtës drejtori kanë favorizuar 18 herë disa firma ndërtimi, duke shmangur taksën e ndikimit në infrastrukturë.
Prokuroria nisi hetimet që prej vitit 2022 dhe nga këto procedura rezultoi se pёr shumё vite, të dyshuarit kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj., por duke shkelur detyrën ata “kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%”.
Në përllogaritjen e prokurorisë vetëm në një rast në ndërtimin e një kompleksi banimi, Bashkisë së Korçës i është bërë një dëm prej 36 mijë euro, pasi subjekti ka paguar 3 për qnd të taksës dhe jo 8 % siç e parashikonte detyrimi ligjor.
Në fillim hetimet kishin nisur për 4 zyrtarë të institucionit dhe në përfundim të procesit u dërguan për gjykim vetëm 2 prej tyre, që u morën edhe të pandehur.