FATURA/ Nami në Mykonos, bakshish më shumë se 3000 euro (FOTO LAJM)

Duket se një pjesë e klientëve që vizitojnë ishullin e milionerëve në Greqi, Mykonos, lënë edhe bakshishe të majme për kamarierët.

Një rast është tejet i veçantë, pasi një bakshish tepër i lartë i ka befasuar punonjësit.

Zakonisht faturat e bëra në Mykonos bëhen të njohura për arsye negative… dhe jo pa të drejtë pasi mund të paguhet 25 euro për një hamburger ose 50 euro për një birrë.

Por këtë herë fatura u bë virale për një tjetër arsye. Siç u tha, një grup spanjollësh dhe grekësh kanë vizituar një restorant plazhi në ishullin e milionerëve për të ngrënë dhe siç duket nga ato që kanë porositur e kanë bërë me shpirt.

Menyja përfshinte produkte deti, ku shuma përfundimtare arrin në 14,829 euro . Një shumë shumë e madhe për shumicën, por jo për turistët që padyshim kishtin komoditetin financiar.

Në fakt, ata u kënaqën aq shumë sa lanë bakshish, i cili nuk kufizohej në 10% standard të llogarisë, por shumë më tepër.

Për të qenë të saktë, bakshishi që la ishte 3171 euro siç e shihni në fotografi.