Fatos Tushe del sot para Apelit të GJKKO, kërkon sërish lirimin nga burgu

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, që është arrestuar për korrupsion me urdhër të SPAK, ka dalë sot para Apelit të GJKKO, duke kërkuar sërish ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se është i sëmurë dhe nuk mund të qëndrojë në burg.

Kujtojmë se kjo kërkesë u rrëzua dhe një javë më parë.

Tushe pretendon se është alergjik ndaj disa ushqimeve dhe mjeku i ka rekomanduar të mos rrijë në ambiente të mbyllura. Ai gjithashtu është shprehur se vuan nga zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe se ka kolesterol të lartë.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik së bshku me disa zyrtarë të tjerë për “Shpërdorim detyre”. Ai ka firmosur tendering korruptiv me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 10:53