Fatmir Mediu për zgjedhjet: 25 prilli, ditë e zezë

Fatmir Mediu, kandidat i  koalicionit të PD-së ka deklaruar se 25 Prilli është një ditë e zezë në kombin shqiptar ndërsa shton se kryeministri Edi Rama e vodhi këtë mandat mbi blerjen masive të votave.

Megjithatë, sipas Mediut, opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit.

“25 Prilli është një ditë e zezë në kombin Shqiptar!

Edi Rama e vodhi këtë mandat mbi blerjen masive të votave, duke përdorur grupet kriminale, administratën publike, policinë dhe strukturat e drejtësisë, si dhe vjedhjen e të dhënave personale.

Megjithatë opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit”, ka shkruar ai. /albeu.com/

Shtuar 28.04.2021 18:44