30 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriu ka regjistruar shifra të larta të viktimave nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 30 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4, 772 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 3, 034 teste të realizuara, 447 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sakaq rastet e reja janë: 191 janë në Shkup, 36 Kumanovë, 26 Prilep, Strumicë 21, Manastir 19, Veles 18, Tetovë 17, Gostivar 16, Koçani 15, Negotinë 11, Ohër 10, Kërçovë dhe Radovish 7, Kavadar 6, Shtip, Berovë dhe Vinicë 5, Gjevgjeli, Sveti Nikole dhe Vallandovë 4, Bogdanci dhe Krushevë 3, Strugë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar 2 dhe Resnjë, Delçevë, Dibër, Probishtip, Demir Kapi, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica nga 1 rast.


Shtuar 28.04.2021 18:34

Tags: