Fasha 800 kWh, Berisha: Shqipëria e prodhon vetë energjinë, nuk varemi nga të huajt

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtarët të Partisë Demokratike, vuri theksin tek vendimi i fundit i qeverisë i cili hyn në fuqi në datë 1 tetor, për vendosjen e fashës 800 kwh për energjinë elektrike, që kush harxhon më shumë do paguajë më shumë.

Berisha tha se kjo është kriminale për shtresën e mesme.

“Shqipëria konsumon sot dy terravat më shumë seç konsumon, por çfarë ndodh me ne, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Energjinë nga digat ja shesin me 40 euro njeriut të vet, ai e shet në bursë 130 euro dhe fitimin e ndan. Ata blejnë energji me 500 euro në një kohë kur në bursë shitet me 280 euro. Shqipëria s’mund të kishte asnjë problem, sot rrit çmimin për shtresën e mesme më të lartin që mund të ekzistojë kund. Ai 800 kwh është kurthi që ka ndërtuar kundër kësaj shtrese dhe qytetarëve shqiptarë. Unë u ndala tek energjia, po kështu janë problemet e mëdha me çmimet”, tha Berisha.


Shtuar 26.09.2022 18:21