Familjarët gjejnë pa shenja jete 21-vjeçaren në Has, çfarë dyshohet

Një 21-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj  në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Qarr të Hasit.

Nga  veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.

Grupi hetimor për punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Qarr, është gjetur nga familjarët, në banesë, e pajetë, shtetasja M. Rr., 21 vjeçe.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.

Vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 31.12.2022 10:49