Familjarët e shqiptarëve para zyrave të kompanisë, ministri bullgar: Njerëzit janë bërë shkrumb e hi

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov në një deklaratë për media ka thënë se njerëzit që kanë humbur jetën në autobus janë bërë shkrumb e hi.

“Nuk keni çfarë të shihni. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë bërë shkrumb e hi. Tani duhet të identifikohen”, deklaroi Rashkov.

Të lidhura

None found

Hetimet vazhdojnë, ndërsa një nga pistat është që aksidenti mund të ketë ndodhur pasi shoferi ka goditur gardhin mbrojtës dhe është shkaktuar flakë.

“Autobusi e ka shkatërruar gardhin mbrojtës”, tha Rashkov.

Në vendngjarje ka shkuar gjithashtu edhe kryeministri Stefan Janev ndërsa version zyrtar për incidentin ende nuk ka.

Ndërkohë që familjarët e viktimave janë grumbulluar para zyrave agjencisë “Besa Trans” në Maqedoni për të mësuar për fatin e njerëzve të tyre të dashur. Para zyrave vërehet edhe prezencë e madhe e policisë.


Shtuar 23.11.2021 10:26