Familja e Messit del me njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Jorge Messit

Me anë të një deklarate zyrtare, familja e Lionel Messit bëri të ditur se babai i futbollistit, Jorge Messi, po kalon një problem shëndetësor dhe se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit, gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit dhe rikuperimi po ecën në mënyrë të qëndrueshme në kuadër të situatës me të cilën po përballet.

Të lidhura

None found

Në deklaratë thuhet mes të tjerash: “Familja Messi informon se Jorge Messi aktualisht po kalon një situatë shëndetësore. Ai ndodhet nën kujdes mjekësor dhe po përmirësohet gradualisht”.

Po ashtu, familja shprehu shqetësim të madh për raportimet dhe aludimet që janë përhapur në media dhe në rrjetet sociale, duke i konsideruar ato të papërshtatshme dhe pa ndjeshmëri ndaj një çështjeje private familjare.

Ata nënvizuan se informacionin e saktë mbi gjendjen e tij e kanë vetëm familjarët më të afërt, ndërsa kërkuan që çdo pretendim që nuk vjen drejtpërdrejt nga familja ose nga burime zyrtare të mos konsiderohet i vërtetë.

“Ne kërkojmë përgjegjësi, kujdes dhe humanitet. Shëndeti i një personi dhe qetësia e familjes nuk duhet të jenë subjekt spekulimesh”, vijon deklarata.

Familja falënderoi gjithashtu të gjithë ata që kanë treguar mbështetje dhe interesim, duke kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë, Lionel Messi, kapiteni i Inter Miamit, gjendet në Shtetet e Bashkuara, ku po përfaqëson Argjentinën në Kupën e Botës 2026.//


Shtuar 18.06.2026 19:35

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet