Legjenda e tenisit dhe fituesi i tre çmimeve “Wimbledon”, Boris Becker, po përballet me forcën e ligjit pasi pritet të dënohet me 7 vite burg.
Aio u shpall fajtor ditën e sotmë për shkeljen e ligjeve të falimentimit në Mbretërinë e Bashkuar. 54-vjeçari u akuzua për fshehje të pasurive me vlerë miliona paund, ku në këtë pasuri përfshihen edhe dy trofe të Wimbledon. Këtë gjë ai e ka bërë për të shmangur pagesën e borxheve të tija pas falimentimit në vitin 2017.
Sot gjykata e shpalli fajtor gjashtë herë kampionin e “Grand Slam”, ishin katër akuza në drejtim të tij por u lirua nga 20 pika të tjera.
Becker ka fituar titullin e tij të parë në Wimbledon në 1985 kur ishte vetëm 17 vjeç./ h.ll/albeu.com