Fadroma bie nga 100 metra lartësi dhe përfundon brenda shtëpisë në Rrugën e Arbrit

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit..

Sipas dëshmitarëve, një fadromë e firmës “Gjoka Konstruksion” që po transportohej me karrotrec ka rënë prej tij dhe ka përfunduar rreth 100 metra poshtë drejt e në oborrin e një shtëpie.

Ngjarja ka ndodhur në Muriz.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Banorët e shtëpisë kanë shpëtuar për fat pasi ndodheshin në pjesën tjetër të shtëpisë dhe jo aty ku ra fadroma./Albeu.com/


Shtuar 14.01.2023 21:12