Exit Poll nxjerr fituesin e Prishtinës në zgjedhjet e sotme

Del “Exit Poll”-i i parë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, raporton Express. Sipas këtij Exit Polli, në Komunën e Prishtinës do të ketë balotazh ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rezultatet e “Exit Poll”-it

44.5 %, Arben Vitia, Lëvizja Vetëvendosje

20.9 % Uran Ismaili, Partia Demokratike e Kosovës

26.5 % Përparim Rama, Lidhja Demokratike e Kosovës

2.2 % Daut Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës/ Gazeta Ekspres


Shtuar 17.10.2021 19:15